Last Updated on 20/10/2026 by EL
Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të mundësuar largimin e tyre nga godina.
Si pasojë e ndërhyrjes së forcave të policisë, një pjesë e madhe e qytetarëve janë larguar nga zona, duke mos arritur të vijojnë më tej protestën para Ministrisë.
Ndërkohë, disa protestues kanë tentuar të pengojnë lëvizjen e autobotit me ujë, duke i dalë përpara mjetit. Gjithashtu, ndaj efektivëve të policisë janë hedhur gurë, duke shtuar tensionet në vendngjarje.
Sipas raportimeve nga protesta, ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit sulmuan dhe dëmtuan sërish godinën e Ministrisë së Arsimit./et
