Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Studiuesi i njohur Ilia V. Ballauri ka njoftuar mbështetjen e tij për protestën studentore që po zhvillohet prej më shumë se një javë në Tiranë.
Ballauri shprehet po ashtu se mbështet dhe pedagogët e Universiteteve të Tiranës në qëndrimin e tyre.
“Si qytetar i thjeshtë, si ish-pedagog i gjenetikës për 20 vjet në Universitetin e Korçës, si doktori i shkencave, si shkrimtar, si përkthyer, si poet, mbështes pedagogët e Universiteteve të Tiranës. Mbështes protestën. Poshtë diktatura”, thuhet në reagimin e tij./mxh
