Last Updated on 21/10/2026 by Monika
Policia e Tiranës informon se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje u arrestuan disa shtetas.
Më konkretisht, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 29 vjeç, G. K., 24 vjeç, F. B., 19 vjeç, E. B., 23 vjeç, S. D., 52 vjeç, E. B., 27 vjeç, A. D., 23 vjeç, L. Z., 18 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, si dhe dy shtetas të mitur.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë të rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./mxh
