Last Updated on 21/10/2026 by Monika
Reporteri i Partisë Popullore Evropiane (EPP) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev ka bërë një reagim lidhur me protestat studentore që po zhvillohen prej më shumë se një jave në Tiranë.
Kovatchev shkruan në reagimin e tij në “X”, se të rinjtë e Shqipërisë, në vend të premtimeve, kërkojnë llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Po ashtu thekson se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe shqetësimet që kanë të merren seriozisht.
“Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet”, thuhet në reagimin e tij./mxh
