Last Updated on 25/10/2026 by Monika
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për plagosjen e të riut nga Elbasani gjatë protestave, duke dënuar dhunën dhe duke njoftuar angazhimin e qeverisë shqiptare për trajtimin e tij në një spital në Itali.
Në reagimin e saj, Koçiu e cilëson plagosjen e të riut një kambanë alarmi për pasojat e dhunës në protesta, ndërsa akuzon kundërshtarët politikë se po e shfrytëzojnë ngjarjen për propagandë.
Reagimi i plotë i zëvendëskryeministres Albana Koçiu:
“Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.
Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.
Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.
Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre.”/mxh
