Përplasje me policinë janë shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin Bilbao të Spanjës. Incidentet e rënda kanë nisur pas anulimit të një aktiviteti të planifikuar nga aktivisti Vito Quiles.
Tensionet u regjistruan rreth orës 18:00 të pasdites, pranë universitetit ku gjatë ditës ishin mbajtur po ashtu protesta. Sipas raportimeve nga qyteti bask, situate u përshkallëzua nga një grup njerëzish dhe studentësh që dogjën kazanet e mbeturinave dhe automjetet, si tip barrikade për të bllokuar rrugët.
Autoritetet vendase kanë reaguar ashpër dhe kanë dënuar në mënyrë të pashmangshme dhunën. Pritet që grupe të radikalizuara të vazhdojnë të krijojnë kaos në qytet./k.m
