Last Updated on 28/10/2026 by Anisa
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Fushë Prezë, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45. Një 35-vjeçar, me inicialet E. Xh., dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin S. A., 58 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën.Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit./ad
