Last Updated on 28/10/2026 by EL
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë.
Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Begaj u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit spanjoll, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë. Ai theksoi gjithashtu solidaritetin e Shqipërisë me Spanjën në këtë moment të vështirë.
“Ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor dhe të gjithë popullit spanjoll. U uroj të gjithë të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Spanjën gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Begaj në X./ET
