Last Updated on 28/10/2026 by EL
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur protesta që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Në protestë janë të pranishëm edhe familjarët e Arlinda Zekajt.
Protestuesit bënë thirrje: “Na nuk jemi vetë, e kena njana-tjetrën”, “Liri, barazi, solidaritet” dhe “Shteti i ka duart me gjak”, ndërsa në mesin e pankartave është edhe mesazhi: “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”.
Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma në Vitomiricë të Pejës. Kunati i saj, i dyshuar për këtë vrasje, është arrestuar mbrëmë në orë të vona, ndërsa më parë është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt./ET
