Last Updated on 28/10/2026 by EL
Zeynep Mestan rezulton trajnerja e parë në historinë e futbollit turk që drejton një ekip meshkujsh, bëhet fjalë për Turgutlu 1984, liga amatore.
Ajo është vetëm 22 vjeçe dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare me skuadrën e mësipërme.
Zeynep Mestan u evidentua tej mase e përqendruar në stërvitjen e ekipit, ndërsa “shikimi” i saj, teksa lojtarët kryenin seancat përgatitore, ishte kryefjalë. Përtej kësaj risie te trajneria, bie në sy edhe bukuria, “arsenal” më vete./et
