Last Updated on 28/10/2026 by EL
Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, motivi i të cilit ende nuk dihet zyrtarisht, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, pas 20 muajve në izolim u transferua këtë të mërkurë nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit.
Avokati Novruz Haderi, i ftuar në ‘Studio Live’ tha se ky transferim i kryebashkiakut është pak i çuditshëm, duke theksuar se duhet se arsyet të bëhen të qarta. Sipas avokatit ky transferim është politik dhe avokati i popullit duhet të reagojë.
“Pse pikërisht sot kjo gjë, duke marrë parasysh kontektstin politik, sot u mbyllën edhe hetimet për Ballukun dhe të tjerët. Ky transferim më duket pak i çuditshëm pa dhënë një shpjegim nga Drejtoria e Burgjeve. Përse u bë? Për shkak të kushteve, për shkak se duan t’i japing një siguri të madhe. Në fund të fundit ai është i pafajshëm, derisa të vërtetohet fajësia e tij. Përderisa transferimi i tij është i pashpjegueshëm neve na lind e drejta si qytetarë të themi se ky ësstë transferim politik. Edhe nga politika nuk ka asnjë reagim, përveç Veliaj.
Ka përfaqësuar një milionë banorë të këtij vendi dhe Veliaj duhet të respektohet. Avokati i populllit ku është këtu, ai duhet të kishte reaguar i pari për këtë transferim. Duhet transparencë nuk mund të bësh si kaubojs.E ftoj avokatin e popullit të bëjë detyrën e vet”, tha Haderi.
Ndërkohë sa i përket mbylljes së hetimeve për çështjen ‘Balluku’ Haderi tha se mendon se jemi më afër drejtësisë por nga ana tjetër ai nënvizon se ky do të jetë një proces të gjatë gjyqësor. Nëse provohet fajësia, avokati shton se Balluku mund të rrezikojë nga 10 deri në 15 vite burg.
“Jemi më afër drejtësisë, por mendoj se kjo do të jetë një sagë e gjatë gjyqësore. Mendoj se avokati i saj mund ta zgjasë këtë procss gjyqësor. Për mendimin tim mendoj se do të shkoj deri në 2 vite. Për një person të thjeshtë do të kishte qenë një proces gjyqësor, ndryshe nga një njeri që ka pushtet. Nëse provohet fajësia Balluku rrezikon deri në 10-15 vite. Unë jam me mendimin që drejtësia duhet të shikojë sa i fajshmëm është si person. Parimi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht i njeri i thjeshtë apo jo. E mbështes institucionin e drejtësisë që të shkojë deri në fund në faktimin e provave”, tha Haderi./et
