Last Updated on 28/10/2026 by EL
Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë. Ai ishte në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revanshi’, pasi akuzohet për sigurimin e kushteve dhe të mjeteve materiale për vrasjen e Hamza Terziut në 2020-ën.
Gjokrosa akuzohet gjithashtu për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi u policisë
Ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal./et
