Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka deklaruar se opozita dhe qytetarët duhet të jenë bashkë në protestë, pasi numri është një element i fortë i protestës sikundër dhe reagimi.
Muçollari është shprehur se sot jemi në një pikë ku vendi ka nevojë për një pikë kthese dhe kjo nuk mund të vijë pa kosto.
“Ka instrumente dhe elementë mediatikë që duan të bëjnë ndarje mes protestuesve të opozitës dhe qytetarëve, por në thelb ata qytetarë po protestojnë.
Qytetarët të cilët kanë dalë të protestojnë duhet të jenë bashkë, ndonjëherë numri është element i fortë i protestës, si dhe reagimi. Sot jemi në një pikë ku kemi nevojë për një pikë kthese dhe kjo nuk vjen gjithmonë pa kosto”, tha Muçollari./k.m
