Gjykata Administrative e Apelit ka pezulluar zbatimin e vendimeve të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotimin e seancave gjyqësore pranë GJKKO-së, duke i dhënë një shuplakë Maks Haxhisë, i cili inicioi bojkotin.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, sot është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë.
Prej javësh, Maks Haxhia mori “peng” Dhomën e Avokatisë duke vendosur që avokatët të bojkotonin seancat gjyqësore në GJKKO.
Pretendimi për bojkotin ishte rregullorja e re e GJKKO-së për mosmbajtjen e telefonit në sallë gjatë seancave.
Në fakt, justifikimi për bojkot ishte qesharak, pasi kujtojmë më parë rastin ku Maks Haxhia dhe disa nga kolegët e tij avokatë mbështetës kërkonin që të mos lejohej telefoni brenda sallës apo fotografimi i të pandehurit.
Skenari doli zbuluar dhe rezultoi se Maks Haxhia vendosi bojkotin për t’u shërbyer klientëve të tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj./k.m
