Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri përfshiu një pjesë të godinës, por ende nuk ka detaje sa i përket shkaqeve të rënies së tij. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Kjo është hera e dytë që ndodh një situatë e tillë në të njëjtin biznes. Zjarrfikëset kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit. /k.m
