Last Updated on 04/11/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka lavdëruar me elozhe mirënjohjeje një operacion të zhvilluar sot në Spitalin Universitar të Traumës.
Rama për mes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar operacionin e vështirë të përfunduar me sukses ditënm e sotme, ku ka përmendur dhe ekipin që ka kryer këtë super ndërhyrje.
Tek “Trauma” është realizuar me sukses një operacion kirurgjikal mini-invaziv, përmes një teknike tepër të avancuar që mundëson mobilizimin dhe rikuperim në kohë rekord.
Stafi mjekësor që kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale te një pacient 64-vjeçar janë Dr. Drini Bardhi mjek kirurg-ortoped, Dr. Shk. Bardhyl Kurti mjek anestezist, specializantët: Dr.Olsi Dervishaj dhe Dr.Eugen Zaimaj, infermiere salle: Enerieta Emiri, Donika Lekgegaj, Miranda Nozlli.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“Mirënjohje
Ekipi mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, Dr. Drini Bardhi mjek kirurg-ortoped, Dr. Shk. Bardhyl Kurti mjek anestezist, specializantët Dr.Olsi Dervishaj, Dr.Eugen Zaimaj, infermiere salle Enerieta Emiri, Donika Lekgegaj, Miranda Nozlli kanë realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale mini-invazive tek një pacient 64-vjeçar me frakturë të femurit, përmes një teknike të avancuar që mundëson mobilizimin e hershëm dhe rikuperimin më të shpejtë.”/mxh
