Last Updated on 04/11/2026 by Monika
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka goditur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur.I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./mxh
