Last Updated on 05/11/2026 by EL
Investimet për diagnostikim të avancuar të sëmundjeve tumorale dhe trajtimin e tyre do të jenë në fokus të ministrisë së Shëndetësisë për vitin e ardhshëm.
Pet scan, aparatura e cila ndihmon mjekët të shohin në detaje organizmin do nisë funksionimin në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Projektbuxheti sipas ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu parashikon rreth 250 milionë lekë për të ndërsa 138 milionë të tjera do të lëvrohen për shërbimin e radioterapisë.
“Ne janar 2027 instituti kombetar i Onkologjise 2 mld leke per 6200 paciente te trajtuar
Parashikimi i financimit te PET Scan ne sistem publik, 250 mln leke per rreth 2500 paciente. Pacientet perfitues te marrin ekzminimi papagese pas permbushjes se kushteve teknike.”
Rreth 1 miliardë lekë më shumë vitin që vjen janë parashikuar dhe për rimbursimin e barnave.
“14.5 mld nga 13.5 mld leke qe ishte fondi per rimbursimin e barnave, me vemendje ndaj atyre onkologjik dhe trajtimeve te reja, 400 mije paciente mbulohen nga skema e rimbursimit.”
Ndërkohë projektbuxheti I vitit të ardhshëm zgjidh dhe një kërkesë të mjekëve të urgjencës, dyfishimin e pagesës për shërbimin e rojes.
“300 mln leke per dyfishim per pagesen e rojes per mjeket e urgjences.”
Në aspektin social buxheti parashikon mbështetje financiare mujore për nënat me fëmijë deri në 5 vjeç me te ardhura te ulta
“Mbeshtetje mujor per nenat per familjet me te ardhura me te ulta 0-5 vjec nga korrik 2027 … 50 mije leke per femijen e pare 70 per te dytin dhe 100 I treti.
500 mln leke fondi per 2027.”
Për ministrinë e shendetësisë dhe mirëqenies sociale vitin që vjen parashikohet një buxhet prej 117, 8 miliardë lekë , rreth 4, 7 miliardë më tepër se këtë vit./et
