Last Updated on 05/11/2026 by EL
Tre të moshuara në qendër të Lushnjës jetojnë në kushte skandaloze, pasi pjesa më e madhe e tavanit të shtëpisë ku ato jetojnë është prishur dhe në ditët me shi, uji futet brenda. Jo vetëm tavani por thuajse e gjithë shtëpia e tyre është në kushte të mjerueshme, muret e elektroshtëpiaket janë dëmtuar, madje dhe tualeti i tyre është në gjendje skandaloze.
Pamjet nga kushtet e rënda në të cilat jetojnë tre të moshuarat, i mundëson faqja “Lushnja Lajme”, përmes së cilës është bërë thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë për të ndihmuar sadopak tre zonjat.
Në një moshë madhore, e në pamundësi për të punuar, pritet që shqiptarët si zakonisht, të bëhen bashkë për të bërë “mrekulli”, për të mundësuar një shtëpi me kushte normale për të moshuarat në Lushnje./et
