Last Updated on 05/11/2026 by Monika
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se po zgjerohen hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi, Lala u shpreh se po shihen të gjitha transaksionet e kompanisë së vëllait të tij për të kuptuar nëse ka përfituar tendera nga bashkia e Tiranës.
Po ashtu shtoi se po verifikohen të gjitha udhëtimet e Veliajt që kur është bërë kryetar bashkie për të parë se me kë zyrtarë është takuar.
“Po, ka një tjetër hetim. Ka një çështje tjetër që quhet “Veliaj 2”. Po shihen të gjitha transaksionet e kompanisë së vëllait të tij. Dhe është duke u parë a kanë përfituar tendera nga bashkia e Tiranës. Janë marrë gjithashtu edhe të gjitha udhëtimet e Erion Veliajt që nga fillimi, që kur është bërë kryetar në bashki. Kjo për të parë si ka udhëtuar, me kë zyrtarë ka udhëtuar. Kjo dosje është duke u vijuar”, tha Lala./mxh
