Transferimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, është në qendër të vëmendjes, ku ende nuk ka një konfirmim sesi ai trajtohet aty.
E ftuar në Top Story, gazetarja Anila Hoxha ka treguar se nëna e Veliajt, Shqiponja Veliaj, shkon çdo ditë në burg, për t’i lënë ushqim, për të mos shpenzuar takimet mujore të lejuara, ndërsa shton se takimi mes tyre nuk zhvillohet.
“Çdo i burgosur ka një kalendar se sa takime kryen dhe në mënyrë absolute këto i ka të shenjta dhe kërkon të mos i djegë për askënd tjetër, përveç familjes. Aq të shenjta duket se janë edhe për Veliajn, sa sot më treguan se si e ëma e tij, për të mos djegur këto ditë, shkon çdo ditë, lë ushqimin dhe largohet, sepse Veliaj vazhdon të mos konsumojë vaktet e burgut. Pra, e ëma shkon, lë ushqimin dhe kthehet, derisa bëhet ky bonusi i 4 herëve në muaj”, shprehet ajo./ad
