Një vajzë e vogël duke nxjerrë qenin nga rrënojat pas tragjik të Tepelenës, nëntor 1920, fotografia ndodhet në arkivin e bibliotekës së Kongresit Amerikan
“Nëse një shekull më parë do të ekzistonte një konkurs fotografie, kjo foto padyshim do të fitonte çmimin e parë” shkruan Ledian Zeqollari krahas fotos, publikuar në rrjetet sociale.
‘Një vajzë e vogël duke nxjerrë një këlysh qeni nga rrënojat e tërmetit të Tepelenës. Tërmeti i Tepelenës ra në nëntor të vitit 1920 dhe si pasojë humbën jetën 75 njerëz, u plagosën 103 të tjerë, ndërsa 2 500 familje ngelen pa shtëpi.’
“Aq i madh ishte dëmi që shkakoi ky tërmet saqë përveç ndihmave të shtetit shqiptar, shqoqërive atdhetare, Kryqit të Kuq Amerikan etj, ndihma për të prekurit dërgoi edhe Papa Benediti XV’ shkruan Zeqollari.
Studuesi Auron Tare zbulon se Kryqi i Kuq amerikan ka realizuar një sërë fotosh nga zona e tërmetit që ra në Tepelenë.
Fotografia ndodhet në Arkivin e Bibliotekës së Kongresit Amerikan.
Tërmeti i 26 nëntorit 1920 ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm, duke rrafshuar pothuajse plotësisht qytetin e Tepelenës (ku thuhet se mbeti në këmbë vetëm kalaja) dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat përreth si Bënçë, Damës, Kashisht, Salari, e të tjerë
Tërmeti tragjik i Tepelenës ka edhe dy rastësi me tërmetin e fundjt që ra në Shqipëri: ai i Tepelenës ra më 26 nëntor, në të njëjtën ditë me tërmetin e fundit që goditi Durrësin. Tërmeti që ra në Tepelenë ashtu si në Durrës një shekull më vonë u pasuan nga një pandemi e rëndë që goditi botën./ad
