Në mbështetje të kërkesës së ARRSH-së, IKMT po vijon prishjen e objekteve që preken nga projekti infrastrukturor “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë Thanë (Faza VI)”.
Në terren po kryhen prishjet e 9 objekteve 1 dhe 2-katëshe, me funksione shërbimi dhe banimi.
Prishjet po i hapin rrugë vijimit të investimit, duke mundësuar zhvillimin e punimeve pa pengesa dhe pa humbur kohë.
IKMT është e angazhuar në mbështetje të projekteve infrastrukturore, për përshpejtimin e investimeve publike dhe realizimin e tyre në funksion të qytetarëve./k.m
