Mentor Kikia ka reaguar pas ndryshimeve të miratuara nga qeveria për rregullat e lejeve të ndërtimit të resorteve turistike në bregdet, duke e cilësuar këtë vendim si të pamjaftueshëm përballë dëmit të shkaktuar ndër vite në vijën bregdetare.
Sipas ndryshimeve të reja, të paktën 60% e sipërfaqes totale të ndërtimit në projektet e resorteve turistike duhet t’i shërbejë turizmit, ndërsa pjesa rezidenciale nuk mund të kalojë 40%.
Kikia thekson se ky ndryshim vjen në një kohë kur bregdeti shqiptar është shndërruar në zona banimi, larg qëllimit fillestar të zhvillimit turistik. Ai sjell në vëmendje ndërtimin e dhjetëra qytezave ekskluzive nga investitorët strategjikë, të cilëve, sipas tij, iu dhanë toka publike dhe privilegje të veçanta në emër të turizmit, por që përfunduan duke ndërtuar vila dhe apartamente për shitje.
Ai e konsideron pozitive që qeveria po vendos kufizime për zhvillimet e ardhshme, por nënvizon se kjo nuk e shlyen përgjegjësinë për atë që ka ndodhur deri më tani.
Në reagimin e tij, Kikia shkruan:
