Last Updated on 07/11/2026 by Anisa
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është raportuar në një minierë në zonën e Martaneshit.
Pas marrjes së njoftimit, ambulanca e Spitalit të Bulqizës dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe identiteti i viktimës. Grupi hetimor pritet të kryejë veprimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes./ad
