Last Updated on 07/11/2026 by EL
Pas përleshjeve me policinë në Ministrinë e Arsimit, protestuesit jane pozicionuar perballe Kryeministrise, ku gjithashtu ka prani të madhe të policisë.
Disa protestues tentuan të sulmonin me molotov, por pa sukses, sepse distanca ishte e largët, pa shkaktuar dëme, pasi ranë në bulevard.
Policia bëri thirrje për të mos kryer akte dhune pasi do përgjigjeshin sipas ligjit.
“Po rrezikoni jetën e Policisë, personat e maskuar të largohen nga dhuna”, ishte thirrja e tyre.
Protestuesit shkulën edhe ata pak gurë nga trotuari për të sulmuar Policinë dhe institucionin, por pa shkaktuar dëme, pasi ishin larg në distancë./et
