Last Updated on 07/11/2026 by Monika
Një moment kritik është regjistruar në protestë, ku një i ri ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Mos u bëni garipa me maska! Legena. Hiqeni maskën!”, është shprehur ai.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me ujë me presion, spray me piper dhe gaz lotsjellës pa afat. Protesta e cila nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimitm, u zhvendos drejt Kryeministrisë./Mxh
