Afrona Dika ka surprizuar ndjekësit duke zbuluar se ka kurorëzuar dashurinë me biznesmenin James Dyer Smith.
Përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga ceremonia e tyre, duke prezantuar kështu edhe bashkëshortin, i cili është gjithashtu babai i fëmijës që Afrona po pret.
Por kush është James Dyer Smith?
Ai është një biznesmen, i cili ka qenë prej kohësh pjesë e jetës së modeles, ndonëse çifti ka preferuar ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së publikut.
Për lidhjen e tyre ishte raportuar për herë të parë në shkurt të vitit 2023, ndërsa në maj të po atij viti, dyshja publikuan edhe fotografitë e para së bashku.
Siç mëson Prive By LS, çifti janë ribashkuar prej kohësh, por kanë zgjedhur ta ruajnë privatësinë e marrëdhënies së tyre.
Tashmë, Afrona ka ndarë me publikun lajmin e bukur, duke nisur një kapitull të ri në jetën e saj, këtë herë si bashkëshorte dhe së shpejti edhe si nënë./mxh
