Një transferim i 22 personave të paraburgosur është kryer nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fushë-Krujë drejt institucioneve të tjera penitenciare në vend.
Sipas informacioneve paraprake të paraburgosurit janë transferuar drejt IEVP Kosovë-Lushnjë dhe IEVP Fier.
Mes personave të transferuar spikat edhe emri i Ramazan Rrajës, i njohur më parë për publikun për shkak të çështjeve të tij me drejtësinë.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në këtë transferim, ndërsa nuk ka informacion të plotë mbi identitetin e 21 personave të tjerë.
Pritet të mësohen detaje të mëtejshme lidhur me këtë lëvizje brenda sistemit penitenciar./Mxh
