Në një intervistë për emisionin prestigjioz amerikan “60 Minutes” të CBS Neës, Donald Trump u përball me pyetje të pazakonta mbi vdekjen, besimin fetar dhe faljen. Biseda u zhvillua me gazetarin Ross Douthat, i cili e pyeti presidentin se çfarë mendonte se do t’i ndodhte pas vdekjes, duke kujtuar edhe atentatet që ai ka kaluar.
“Unë jam një person fetar, kështu që në teori shkoj në parajsë”, u përgjigj Trump.
I pyetur nëse ishte i bindur se do të përfundonte atje, presidenti amerikan tha: “Shpresoj. Nuk dua të shkoj në ferr”.
Intervista mori një kthesë tjetër kur gazetari e pyeti nëse Trump do të ishte i gatshëm të falte kundërshtarët e tij politikë, si James Comey dhe Nancy Pelosi, nëse falja do të ishte kusht për të hyrë në parajsë. Trump nuk hezitoi të përgjigjej.
“Përgjigjja është jo. Dua të jem i sinqertë, jo”, deklaroi ai, duke i cilësuar kundërshtarët e tij si njerëz të pandershëm dhe të dëmshëm për vendin.
Gazetari e pyeti nëse do të mund t’i falte përpara gjykimit të Zotit, por Trump këmbënguli se nuk mendonte se mund ta bënte këtë.
“Unë i urrej disa nga armiqtë e mi dhe do t’i urrej gjithmonë”, tha presidenti amerikan.
What does President Trump think will happen to him after he dies?
“I’m a religious person, so in theory I go to heaven…I don’t want to go to hell,” he answers. https://t.co/EvX8pM7G9g https://t.co/AMdFaexjET
— 60 Minutes (@60Minutes) November 9, 2026
Ai shtoi se nuk mund të pretendonte se do t’i falte, vetëm për të dhënë një përgjigje që do të tingëllonte mirë./ad
