Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka shpërthyer në akuza ndaj Sali Berishës dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, duke i bërë përgjegjës për përçarjen dhe humbjen e mbështetjes së demokratëve në Qarkun e Korçës. Në një reagim publik, Spaho rikthen në vëmendje rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025, kur sipas tij, diferenca me PS-në arriti në 22 mijë vota, ndërsa paralajmëron drejtuesit demokratë për një tjetër goditje në zgjedhjet vendore.
Nga Edmond Spaho
Perse qaheni dhe kujt i qaheni?
C’te mbjellesh do korresh.
Kjo eshte corba qe ka gatuar Flamur Noka ne Korce qe prej vitit 2022 i mbeshtetur nga Sali Berisha.
Ne zgjedhjet e vitit 2021 opozita ne Qarkun Korce mbeti vetem 2500 vota prapa PS.
Pas kesaj, ne fund te vitit 2022, punet i mori ne dore doktor-profesori i organizimit Flamur Noka.
Perjashtoi tere kryetaret e partive qe mbeshteten dhe krijuan deget e Rithemelimit dhe drejtuesin e Qarkut Korce.Vendosi ne drejtim ata qe i serviloseshin dhe lepiheshin, kryesisht njerez te Lulzim Bashes.
Rezultati: ne zgjedhjet e vitit 2025 humbi me 22.000 vota.
Askush nuk u shqetesua, asnje analize nuk u be, askush nuk mori pergjegjesi. Te gjithe u sollen si fitimtare.Tani jane katandisur si mos me keq ne Korce dhe ne te gjithe deget e Qarkut.
Kjo eshte ajo qe gatuat dhe meritoni.Demokratet ju kane braktisur sepse nuk durojne me akraballeqet, nepotizmin, vulgaritetin, arrogancen, servilizmin, mosmirenjohjen, genjeshtrat dhe palacolleqet e Flamurit dhe sejmeneve qe i rrine nga pas, perfshire drejtuesin UFO te Qarkut, qe Saliu me Flamurin e vendosen pak para zgjedhjeve te vitit 2025.
Prisni se nuk ka mbaruar.
Ju vazhdoni te silleni sikur te jeni fitimtare. Zgjedhjet vendore po afrojne dhe aty do merrni nje goditje qe as ne endrrat me te keqija nuk e keni menduar.
Kete meritoni, kete do ju japin qytetaret dhe demokratet e mashtruar nga ju.
