Dinamikat e krijuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 kanë tërhequr vëmendjen edhe të ish-konkurrentëve të këtij formati. Këtë herë, ka qenë Xheneta Fetahu ajo që ka vendosur të thyejë heshtjen, duke adresuar disa prej sjelljeve të banorëve dhe duke rikthyer në vëmendje edhe eksperiencën e saj në edicionin e tretë.
Përmes disa postimeve në InstaStory, ish-banorja ka ironizuar konkurrentët që, sipas saj, sot po bëjnë pikërisht ato veprime për të cilat dikur e kritikonin atë. Xheneta vuri në dukje kontrastin mes qëndrimeve të tyre të mëparshme dhe sjelljes që po shfaqin tani para kamerave.
“Këta banorë janë bërë bajat me skena e sjellje palidhje! Ironia më e madhe është që ata që m’kanë kritiku mu, sot po i bëjnë të njëjtat gjëra, bile edhe ma keq!”, shkroi ajo.
Një thumbim i drejtpërdrejtë pati edhe për Beharën, duke komentuar afrimitetin e saj me Fuegos. Xheneta nuk i kurseu ironitë për këtë raport, duke vënë në pikëpyetje kontrastin mes sjelljes së saj dhe deklaratave se është nënë e dy fëmijëve.
Në vijim, ajo kritikoi edhe moralizimet e disa banorëve, të cilët, sipas saj, përpiqen të paraqiten si shembuj për publikun, ndërsa sjelljet e tyre në shtëpi tregojnë diçka tjetër.
“Ma pak moralizime e ma shumë vepra, se po dilni shumë ma keq se ata që i keni gjyku”, ishte mesazhi përmbyllës i Xhenetës, e cila duket se nuk i ka pritur aspak mirë zhvillimet e fundit në shtëpinë e BBVK5./mxh
