Last Updated on 11/11/2026 by Anisa
Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur kanë sjellë kufizime për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.
Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga ora 16:00 e datës 11 nëntor deri në orën 06:00 të datës 14 nëntor 2026, do të ndalohet pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës.
Parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se pritet erë nga drejtimi jug-juglindje me forcë 7-8 ballë, shpejtësi 20-35 m/s dhe dallgë me lartësi nga 2 deri në 4.5 metra.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë aktivitet në fushën detare të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve, me qëllim shmangien e situatave emergjente.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Përmirësimi i kushteve të motit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 14 nëntor./ad
