Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare për Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026.
Seanca e sotme do të nisë në orën 13:00 dhe deputetët pritet të diskutojnë për gjetjet dhe rekomandimet e raportit.
Gjatë debatit parlamentar pritet të shqyrtohen rekomandimet e Brukselit dhe hapat që duhet të ndërmerren në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Raporti i KE për vitin 2026, evidenton sfida në funksionimin e institucioneve, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë .
Në raport janë ngritur shqetësime për sistemin e drejtësisë, si dhe janë evidentuar mungesa të rezultateve konkrete në dialogun Kosovë-Serbi. Për s ai përket, ngërçi institucional gjatë vitit, Komisioni Evropian ka vlerësuar se kjo faze ka ndikuar në ngadalësimin e reformave që lidhen me procesin e integrimit në BE./k.m
