Last Updated on 11/11/2026 by Monika
Jared Kushner dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë të enjten drejt Rusisë për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin. Mbledhja zhvillohet për avancimin e negociatave të përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe dy personat në fjalë janë të dërguarit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Lajmi u konfirmua nga Kushner gjatë fjalimit të tij në një konferencë për mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vizita në Kremlin vjen pas dy ditësh bisedime mes përfaqësuesve amerikanë, ukrainas dhe rusë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara.
Sipas Kushner, dialogu në kryeqytetin rus pritet të dërgojë përpara bisedimet, ku në horizont sipas tij ka mundësi të shumta.
“Steve dhe unë do të udhëtojmë nesër drejt Moskës për t’u takuar me presidentin Putin, për të diskutuar atë që u bisedua sot dhe për të tentuar të bëjmë më shumë përparim në disa prej çështjeve që diskutuam, pasi shohim disa mundësi dhe hapësira për përparim.”, tha Kushner./MXH
