Last Updated on 11/11/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama, i ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA), ka folur me një audiencë ekspertësh të Europës e Ballkanit dhe diplomatësh për temën “Udhëtimi Europian i Shqipërisë: Nga aspirata te integrimi”.
I pyetur nëse viti 2027 është një objektiv realist për integrimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të bëjë përpjekje që të finalizojë përmbylljen për integrimin në BE në vitin 2027.
“Nuk do të kisha menduar kështu nëse kalendari nuk do të ishte dakordësuar me komisionin. Komisioni është i të njëtit mendim që fundi i 2027 është ambicioz, por i mundur. Do bëjmë përpjkje ta finalizojmë në 2027”, tha Rama.
Sa i përket propozimit për integrim gradual të vendeve kandidate në Be, Rama tha se kjo është qasja e duhur.
“Integrimi gradual është diçka për të cilën unë vetë kam luftuar për një kohë të gjatë para se një gjë e tillë të merrte formë për t’i dhënë kuptim të gjithë procesit sepse duhet që vendet të kalojnë përmes procesit, të bëjnë punën e tyre por hendeku mes vendeve kandidate dhe vendeve anëtare sa i takon financave ekonomisë, integrimin në tregun e përbashkët bëhet gjithnjë e më i gjerë.
Për ta kaluar nga një situatë nga gjithçka ose asgjë në një situatë ku vendet pranohen në mënyrë graduale është qasja e duhur. Duhet bërë dhe më shumë. Është më mirë se më parë ku kishte vetëm detyra shtëpie”, u shpreh Rama./mxh
