Last Updated on 11/11/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e fundit të zhvilluara në Serbi si dhe fitoren e Listës Studentore.
I ftuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Europiane (IIEA) në Dublin, Rama u shpreh se për sa kohë nuk ka një qasje të hapur ndaj Kosovës edhe nga Lista Studentore, tregon që fantazma e së shkuarës do të vazhdojë ta përndjekë Beogradin.
“Nuk është sekret që komisioni ka pasur probleme me administratën e mëparshme me Serbinë, me çështjet me shtetin e së drejtës, probleme me disa kërkesa mjaft të rëndësishme dhe thelbësore të BE por mendoj se është shumë herët për të thënë diçka me saktësi për atë që vjen më pas. Serbia po kalon në eskperimet social politik me atë të ashtuquajturën Listë Studentore, me metodën e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së personave që do të jenë në qeveri.
Është e re në shumë drejtime por aq sa na takon ne shqiptarëve duket se nuk ka ndonjë hapje sa i takon normalizimit me Kosovën nuk ka një hapje sai takon sanksioneve kundër Rusisë, nuk ka qasje të hapur kur bëhet fjalë për atë që është kufizuar si mbyllje me qeverinë që ishte. Le të shohim, është herët të tregohemi entuziastë sa kohë nuk ka qasje të hapur me Kosovën, fantazma e së shkuarës do vazhdojë të përndjekë Beogradin”, tha Rama./mxh
