Jensen Huang ka qenë një vizitor i shpeshtë në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Donald Trump. Madje, së fundmi ai mori pjesë në një darkë shtetërore të organizuar për nder të presidentit kinez Xi Jinping.
Megjithatë, marrëdhënia mes tyre duket se shkon përtej takimeve zyrtare. Të dy kanë numrat personalë të telefonit të njëri-tjetrit.
Të hënën, presidenti Trump deklaroi se sapo kishte biseduar me Huang dhe e përshkroi atë si një person që po “vuante”.
Trump tha se i besonte drejtuesit të kompanisë, pasi Jensen Huang ishte betuar se nuk kishte “asnjë ide” që Alice Huang mund të ishte duke ndarë informacione me Kinën.
“Ai është një njeri i ndershëm dhe jam shumë i bindur se gjithçka do të shkojë mirë për të”, shtoi Trump.
Presidenti amerikan e ka lavdëruar vazhdimisht Jensen Huang për arritjet e tij “të jashtëzakonshme” me kompaninë Nvidia, pasi çipat e kësaj kompanie janë shndërruar në një element të rëndësishëm të negociatave tregtare ndërkombëtare.
Nvidia ka dhuruar gjithashtu 25 milionë dollarë për projektin e Trumpit për rinovimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë.
Deri të mërkurën në mbrëmje, Trump nuk kishte bërë asnjë koment tjetër publik lidhur me Huang dhe kompaninë Nvidia./ad
