Pas një periudhe tërheqjeje nga jeta publike, Ariana Grande është rikthyer në tapetin e kuq, këtë herë në krah të një personi që ka qenë pjesë e së kaluarës së saj sentimentale.
Këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçare mori pjesë në premierën në New York të filmit “Focker-In-Law”, më 11 nëntor, ku u shfaq për herë të parë në një tapet të kuq me partnerin e saj, Ricky Alvarez, 35 vjeç.
Çifti nuk i fshehu emocionet para fotografëve, duke u përqafuar, shkëmbyer buzëqeshje dhe qëndruar pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë paraqitjes.
Grande kishte zgjedhur një fustan të gjatë vintage në nuanca gri dhe të bardhë, me detaje dekorative me lule, ndërsa pamjen e kishte plotësuar me flokët e mbledhur dhe një fjongo të bardhë. Alvarez u shfaq me xhaketë të zezë, këmishë të bardhë dhe xhinse.
Rikthimi i tyre në tapetin e kuq vjen pas një historie të mëparshme dashurie. Ariana dhe Ricky u njohën kur ai punonte si balerin në performancat e këngëtares dhe ishin në një lidhje nga viti 2015 deri në vitin 2016.
Pas ndarjes, rrugët e tyre u bashkuan sërish këtë vit. Dyshimet për një romancë të rikthyer nisën në qershor, ndërsa në gusht çifti e bëri publike marrëdhënien përmes fotografive të përbashkëta në Instagram.
Paraqitja e re vjen gjithashtu pas një periudhe intensive për Grande, e cila kishte paralajmëruar se do të tërhiqej përkohësisht nga angazhimet publike pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine” në shtator.
Këngëtarja kishte shprehur dëshirën për të marrë një pushim pas një periudhe të ngarkuar me projekte muzikore, promovimin e filmave “Wicked” dhe angazhime të tjera artistike.
Sipas raportimeve të People dhe Daily Mail, kjo ishte paraqitja e parë e çiftit së bashku në tapetin e kuq, duke e bërë rikthimin e tyre edhe më të komentuar./k.m
