Last Updated on 12/11/2026 by EL
Mateo Borri dhe Brikena Selmani janë sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas një veprimi të papritur në rrjetet sociale. Kur gjithçka dukej se po shkonte mirë mes çiftit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është fakti se dyshja ka hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Megjithatë, një tjetër detaj nuk ka kaluar pa u vënë re, fotografia e tyre e përbashkët vijon të jetë e pranishme në profilin e Brikenës. Kjo nuk është hera e parë që marrëdhënia e tyre përballet me ulje-ngritje. Çifti ka pasur momente tensioni si gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA-së, ashtu edhe jashtë saj.
Pas disa muajsh, kur gjithçka dukej se ishte qetësuar dhe dyshja kishte lënë pas mosmarrëveshjet, ky veprim i fundit ka rikthyer pikëpyetjet mbi raportin e tyre. Deri më tani as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar lidhur me situatën e tyre në çift./et

