Last Updated on 12/11/2026 by EL
Në Itali, ministri i Brendshëm Ervin Demo, dhe kryepolici Skënder Hita, synuan të sjellin modelin italian në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.
Gjatë vizitës në Akademinë e Policisë italiane, Hita theksoi se prioritet janë programet e përbashkëta akademike, shkëmbimi i pedagogëve dhe trajnimet e specializuara.
Drejtori i Akademisë italiane, Mario Viola, konfirmoi shkëmbimin e ekspertizës dhe vijimin e bashkëpunimit në programin Master “Hetimi i Krimit”, që pas 3-vjeçarit në Tiranë, studentët e Akademisë e realizojnë në itali.
Në takimin me ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, Demo vuri theksin te përshtatja e organizimit dhe formimit të Policisë shqiptare sipas përvojës italiane
Akademia e Sigurisë së Policisë shqiptare, është e akredituar dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shumë akademi në rajon, Evropë dhe ShBA.
Ministri Demo trajtoi gjithashtu çështjen e njohjes automatike së certifikatave të lindjes, nga autoritetet italiane, lëshuar nga gjendja civile shqiptare, në formën që shkarkohen e printohen nga e-Albania./et
