Last Updated on 12/11/2026 by EL
Nga Somalia me delegacion zyrtar drejt Kosovës, për të mos u kthyer më pas…
Kjo është historia e nëntë pjestarëve të delegacionit nga vendi afrikan, që mbërritën në Prishtinë së bashku me Ministrin dhe zëvendësministrin e punëve publike të Somalisë, për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ministri dhe zevendesja e tij u kthyen në Somali pas përfundimit të vizitës në Kosovë, por nëntë anëtarë të delegacionit nuk u paraqitën në Aeroportin e Prishtinës.
Sipas një note verbale autoritetet kosovare i janë drejtuar zyrtarisht Qeverisë së Somalisë për të kërkuar sqarime lidhur me vendndodhjen dhe sigurinë e nëntë personave.
Delegacioni nga Somalia kishte mbërritur në Kosovë më 25 tetor, në orën 19:45, me një fluturim të kompanisë Turkish Airlines.
Në krye të tij ishin ministri i Punëve Publike dhe Banimit Said Mohamed Mohamud, dhe zëvendësministrja e Porteve, Fartun Abdikadir Farah, dhe zëvendësministrja, Fartun Abdikadir Farah.
Dy ditë më vonë, më 27 tetor, rreth orës 19:10, nëntë anëtarë të delegacionit janë larguar nga kompleksi “Dua Village”, ku ishin akomoduar, pa njoftuar Protokollin e Shtetit të Kosovës.
Kosova u informuan për situatën të nesërmen, më 28 tetor, kur delegacioni duhej të përfundonte vizitën dhe të largohej nga Kosova. Por, në aeroportin e Prishtinës, ku ishte planifikuar nisja, nëntë personat nuk u paraqitën.
Sipas përmbajtjes së notës verbale, informacionet paraprake sugjeronin se ata mund të ishin zhvendosur në një lokacion tjetër brenda Kosovës.
Nga Somalia nuk ka mbërritur ende një përgjigje sqaruese për zyrtarët e saj.
Dyhsimet janë edhe për një skandal të mundshëm me viza.
Disa media në Somali kanë raportuar se nëntë personat mund të jenë përfshirë në delegacionin qeveritar jo për të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare, por për të shfrytëzuar udhëtimin drejt Kosovës si mundësi për të hyrë në Evropë./et
