Ermir Gjinishi ka deklaruar se nuk shkon ideja që Erion Veliaj është i persekutuar politik.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, Gjinishi është shprehur se, Veliaj kërkon që të implikojë debatin me Ramën në parti.
Sipas Gjinishit, viktimizimi i një njeriu që akuzohet për korrupsion, për pastrim parash nuk shkon.
“Ideja që Veliaj është i persekutuar politik nuk shkon. Veliaj është pjellë e Ramës. Dy njerëz akuzohen për korrupsion Rama dhe Veliaj. Erdhi ky se nuk do derdhte asnjë centimetër beton, është vërtetuar se si e ka mbushur Tiranën. Kur Erion Veliaj garoi me G99 nuk mori asnjë deputet. Kur partia të nxjerr kryetar bashkie është vëllai i madh Rama. Veliaj kërkon të implikojë debatin në Asamblenë. Debatin kërkon ta çojë në parti se kërkon hetim parlamentar. Mua nuk më pëlqen viktimizimi i Veliajt, të nxjerrësh viktimë një person që akuzohet për pastrim parash, korrupsion, dhe të thuash se po kalbet në Fier, nuk shkon. Ky njeri është krahu i djathtë i Ramës që po e akuzon për mungesë meritokracie. Në momentin që sistemi se merr në mbrojtje e sulmon”, tha Gjinishi./mxh
