Last Updated on 13/11/2026 by Anisa
Afrim Qendro është shkarkuar nga posti i Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), raporton “Vox News”.
Qendro e mbajti këtë post për gati nëntë muaj, pasi zëvendësoi Dallëndyshe Bicin. Më herët ai mbante postin e Prefektit të Qarkut të Tiranës.
Qendro ka qenë më herët edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Arsyet e shkarkimi të tij nuk janë bërë ende të ditura.
