Last Updated on 13/11/2026 by Monika
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga Kukësi se studentët dhe gjimnazistët i dhanë vdekjen politike pa apel, kryeministrit Rama gjatë protestave.
“Por kjo lëvizje, së bashku me revoltën në të cilën shkëlqeu si kurrë herë guximi i pashoq, trimëria e jashtëzakonshme e vajzave të universiteteve, gjimnazeve të Tiranës, nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës për liri dhe dinjitet siç ishte betimi i studentëve dhe gjimnazistëve. Në këtë lëvizje, në të cilën Edi Rama përdori barbaritë më të mëdha, e vërteta është, studentë dhe gjimnazistë i dhanë atij dënimin, vdekje politike pa apel! Po po, por miq, kanë qenë gjashtë muajt më pozitivë ndër më pozitivët në historinë tonë kombëtare.”, u shpreh Berisha./mxh
