Pas defektit në rrjetin e furnizimit, është rikthyer në orët e vona të mbrëmjes së kaluar uji në Korçë. Banorët e lagjes nr.17 në Korçë mbetën pa ujë të pijshëm për orët të tëra.
Defekti përfshiu dhe zona të tjera të qytetit të Korçës. Grupet e punës zbarkuan në terren dhe riparuan defektin. Tashmë uji i pijshëm është rikthyer./k.m
