Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës që zgjati gati 12 orë, nuk janë zhvilluar diskutime rreth ligjit për t’ia kufizuar mandatin Gjykatës Speciale për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin.
Në sallë ishin vetëm 38 deputetë. Si rrjedhojë mbeti pa u hedhur në votim rezoluta e propozuar nga Aleanca për energjinë, si dhe projektligji për Dhomat e Specializuara.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri me dije se data e re për vazhdimin e seancës do të caktohet pas konsultimeve dhe dakordëiimit me kryetarët e grupeve parlamentare.
Të enjten, Kuvendi e përfshiu në rend dite shqyrtimin e projektligjit, pas kërkesës së Partisë Demokratike (PDK) që të rrëzohet vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hyjë në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.
Presidentja e pati kthyer ligjin në Kuvend pikërisht me kërkesën e PDK-së që të bëheshin disa ndryshime në të. Por, ky subjekt politik ka kërkuar që përmbajtja e ligjit të miratohet dhe, pas hyrjes në fuqi të ligjit, ai t’i nënshtrohet amendimit./k.m
