Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur në ‘Këndin e Fundjavës’ rreth pastrimit të parave, zhvlerësimit të euros dhe vështirësive të biznesit.
Tabaku ngulmon në kontrollin e parave që hyjnë në ekonominë shqiptare dhe paralajmëron se pastrimi i kapitalit informal dëmton tregun e lirë dhe konkurrueshmërinë ndërmjet sipërmarrjeve.
“Biznesi që paguan taksat konkurron me kapitalin që kërkon të pastrohet.
Një qeveri që i kërkon llogari biznesit për çdo faturë, duhet t’i kishte kërkuar llogari edhe kapitalit për origjinën e çdo investimi të dyshimtë.
Për familjen, apartamenti është shtëpia ku do të jetojë. Për kapitalin kriminal, ai mund të jetë mjeti, por është edhe rruga ku fshihet pasuria kriminale”, deklaroi Tabaku./k.m
