Last Updated on 14/11/2026 by EL
Ekipet e Bashkisë Shkodër po punojnë për pastrimin e aksit Theth-Ndërlysaj, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në rrugë.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se një pjesë e konsiderueshme e aksit është pastruar dhe se puna vijon për largimin e gurëve dhe inerteve nga segmentet e prekura.
Beci njoftoi gjithashtu se një fadromë është nisur drejt fshatit Xhan, në njësinë administrative Pult, për të ndërhyrë në një tjetër segment rrugor të prekur nga reshjet.
“Vijon puna për pastrimin e aksit Theth–Ndërlysaj
Pas reshjeve të shiut, që shkaktuan rrëshqitje gurësh në rrugë, ekipet tona kanë pastruar me fadromë një pjesë të konsiderueshme të aksit Theth–Ndërlysaj. Puna vijon në pjesën e mbetur të aksit. Ndërkohë, kemi nisur një fadromë drejt fshatit Xhan, në Njësinë Administrative Pult, për pastrimin e segmentit rrugor të prekur nga reshjet”-shkruan Beneti./et
