Greqia ka nisur zbatimin e rregulloreve të reja, ku ‘pre’ për herë të parë ka rënë një këmbësor.
Fqinji ynë ka dekretuar një kod të ri të trafikut rrugor që ka nisur të implementohet me shpejtësi.
Një qytetar i zakonshëm, i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën është gjobitur si pasojë se nuk po respektonte kalimin në vijat e bardha. Gjobitja është regjistruar në një qytet në veri të Greqisë.
Policia helene shprehet se masat e reja do të respektohen me rigorozitet dhe çdokush që shkel kodin e ri rrugor do të ndëshkohet me penalitete./mxh
